Një zjarr masiv që po shkaterron pyjet e veriut të Kalifornisë vijonte të zgjerohej sot, i nxitur nga nxehtësia ekstreme dhe erërat e forta që pengonin përpjekjet e zjarrfikësve. Autoritetet kanë marrë lajmërime për dhjetra shtëpi të djegura në disa komunitete rezidenciale, duke përfshirë dhe qytetin e evakuar të Doyle. Pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin flakë të mëdha dhe grupe të autoriteteve që përpiqeshin të llogarisnin dëmet madhore. Zjarri i nisur prej 2 korrikut ishte përhapur dje deri në 8 000 hektarë dhe vetëm 8% e tij raportohet se është vënë nën kontroll. Zjarri që është bërë më i madhi në këtë shtet për sezonin, është ndezur fillimisht nga rrufetë në parkun kombëtar pyjor në Plumas.