Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Sektor Rinia në Durrës. Korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, raporton se banorët e zonës dhe shërbimi zjarrfikës i Durrësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Sakaq theksohet se zona ka prezencë të shumtë me barishte.