Top Channel/ Xi-Putin deklaratë të përbashkët: Kundër “Kupolës së Artë amerikane”
20/05/2026 19:51

Rusia dhe Kina kanë njoftuan të mërkurën se planet e presidentit amerikan, Donald Trump, për mburojën raketore “Kupola e Artë” kërcënojnë stabilitetin strategjik, dhe se Washingtoni ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke mos punuar për zëvendësim të një traktati historik bërthamor. Kritika u bë në një deklaratë të përbashkët pasi takimit mes presidentit kinez, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin në Pekin. “Kupola e Artë” parashikon zgjerimin e mbrojtjes tokësore, si raketat interceptuese, sensorët dhe sistemet e komandës dhe kontrollit, ndërsa shton edhe elemente hapësinore të projektuara për të zbuluar, gjurmuar dhe potencialisht për të rrëzuar kërcënimet hyrëse nga orbita. Këto do të përfshinin rrjete të avancuara satelitore dhe armë orbitale. “Palët besojnë se projekti amerikan ‘Kupola e Artë’, i cili synon të ndërtojë një sistem të pakufizuar, shumëdimensional dhe global të mbrojtjes raketore për të shkatërruar të gjitha llojet e raketave, përfshirë raketat e të gjitha llojeve të ‘kundërshtarëve të barabartë’, në të gjitha fazat e fluturimit të tyre dhe para se ato të lëshohen, përbën një kërcënim të qartë për stabilitetin strategjik”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Kina dhe Rusia kanë thënë gjithashtu se shprehin keqardhje për “politikën e papërgjegjshme” të Shteteve të Bashkuara, e cila lejoi që traktati i kontrollit të armëve bërthamore New START i vitit 2010 të skadonte në fillim të këtij viti, pa një marrëveshje zëvendësuese. Rusia ka thënë se mbështet qëndrimin e Kinës për të mos marrë pjesë në bisedime të mundshme SHBA-Rusi për kontrollin e armëve bërthamore.

Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45