Top Channel/ Vuçiç takon Lajçak: Shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë
30/08/2023 18:05

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua të mërkurën me përfaqësuesin e dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Takimin e njoftoi në llogarinë e tij në Instagram, presidenti serb, ndërsa në fokus ishin zhvillimet në veri të Kosovës. Vuçiç tha se I shprehu Lajçak të gjitha shqetësimet për ngjarjet e ndodhura së fundmi në komunat me shumicë serbe në Kosovë por pa dhënë shumë detaje. Vizita në Beograd e Lajçak vjen fill pas takimit të zhvilluar më 28 gusht me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në samitin e Bledit në Slloveni ku diskutoi për përgatitjet e nisjes së dialogut në nivel të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit që pritet të mbahet në muajin shtator. Por teksa Beogradi është I shqetësuar, Bashkimi Europian përsëriti edhe njëherë qëndrimin se të dy vendet duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe menjëherë të angazhohen në dialog për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës dhe të bëjnë hapa drejt zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve të arritur në Bruksel më 27 shkurt. Tensionet në veri të Kosovës nisën në fund të majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë së Kosovës. Që atëherë, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut. Për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të BE-së, blloku evropian ka vendosur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Ndërkohë Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 Maj. Pamjet: AFP

Top News – Sulm me bombë në Athinë. Telefonata që ‘futi në kurth policinë’, katër të plagosur
21/10 18:44
Top News- 10 vite burg për Millorad Gjokoviç/ Akuzohet për krime lufte ndaj popullsisë civile
21/10 18:42
Top News – Vuçiç ‘në rrezik’ këtë të dielë / Studentët, kërcënimi më i madh për ‘sundimin’ e tij
21/10 15:05
Top News- U shënjestrua nga spiunazhi/ Prokurori serb po hetonte Kullën Trump në Beograd
20/10 20:10
Top Channel / Protesta edhe në Greqi, Grevë në arsim ditët e ardhshme
19/10 23:25
Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10