Top Channel/ Vjedhje në emër të kryebashkiakut të Lezhës! Si autorët zhvatën biznesmenin e njohur
23/07/2024 17:59

Dy persona janë vënë në pranga pasi mashtronin shtetas të ndryshëm në emrin e institucioneve vendore. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Imposter”, për zbardhjen e një skeme mashtrimi për përfitimin e parave nga operatorët ekonomikë, u vunë në pranga 35-vjeçari Shkëlqim Domi, dhe 37-vjeçari Saimir Sallaku, të dy banues në Shijak. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14 korrik 2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17 korrik te këtij viti, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Ku këtë herë kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro. Top Channel ka zbardhur skemën se si Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku dhe Shefik Kurti mashtronin shtetas të ndryshëm në emrin e institucioneve vendore. Autorët përdorën emrin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.

Top Channel/ Nis faza e dytë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë për inovacionin
27/11 19:55
Top Channel/ Durrësi kuqezi! Atmosfera e festave rrit prenotimet në qytetin bregdetar
27/11 19:53
Top News – Miratoi buxhetin para Kuvendit. Prefektura rrëzon Këshillin Bashkiak të Vlorës
27/11 19:50
Top Channel/ “Revanshi”, 78 vite burg për 12 vetë! Emiljano Shullazi dhe Avdyli, nga 10 vite
27/11 19:47
Top Channel/ Veliaj çon Spakun në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave
27/11 19:44
Top Channel/ Kallëzohet në SPAK kryepolici, po hetohet pas protestës së 17 tetorit
27/11 19:41
Top Channel/ Gjoba “rrugore” për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor
27/11 19:36
Top Channel/ Lëvizja e qeverisë një ditë para protestës, akt normativ për dëmet: Paguajnë dhunuesit
27/11 19:33
Top Channel/ ‘Kjo opozitë duhet të bashkohet’, Berisha: Detyrë e çdo atdhetari të…
27/11 19:31
Top News – Nuk paguan vetëm kush shkatërron. Akti normativ ndëshkon edhe organizatorët e protestave
27/11 19:30
Top Channel/ ‘Ky një buxhet i turpshëm’ Berisha:10 miliardë euro i marrin nga ju, kjo qeveri nuk…
27/11 19:27
Top Channel/ ‘Kishte korrupsion, por ai luftohej’,Berisha:Në qeverisjen e PD, numri i shqiptarëve…
27/11 19:20
Top News – Plani për vrasjen e Durim Bamit. GJKKO dënon me 98 vite burg Shullazin, Avdylin…
27/11 19:01
Top Channel/ Reshje të dendura shiu, përroi i Himarës i mbushur plot
27/11 18:48
Top News-Rama: 2027 do të jetë viti i Shqipërisë! Kos:Ne jemi të vendosur të shtypim padalën e gazit
27/11 16:23
Top News- Shiu përmbyt lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
27/11 15:32
Top News- 185.6 mln euro për Shqipërinë/ Kos: Janë zbatuar reformat! Rama: Moment vendimtar!
27/11 15:25
Top News- Lehtësi fiskale për hotelet luksoze/ PS shtyn me 3 vite përjashtimin nga tatimi, PD kundër
27/11 15:25
Top Channel/ BE miraton rregulla për barnat. Kompanitë duhet të garantojnë furnizim të pandërprerë
27/11 15:16
Top Channel/ Kontrollet e AKU zbulojnë prani të medikamenteve veterinare në mostrat e qumështit
27/11 15:15