Top Channel/ Vjedhja e të dhënave në ‘Facebook’, në Shqipëri mund të jenë prekur 500 mijë persona
14/04/2021 12:31

Nëse në telefonin tuaj këto ditë po vijnë më shumë mesazhe, telefonata, reklama nga agjenci të ndryshme marketingu apo dhe parti, kjo do të thotë se të dhënat tuaja po përdoren nga dikush tjetër, ose në rastin më të keq do të keqpërdoren. Brenton Bënja, Gazetar teknologjie, Geek Room: Bëhet fjalë për 533 milionë llogari në Facebook nga e gjithë bota, të cilat janë bërë publike. Nga Shqipëria bëhet fjalë për 506 mijë llogari. Një person të cilit i janë ekspozuar këto të dhëna do të gjendet përballë një breshërie telefonatash dhe mesazhesh nga Call Center-at, me shumë mundësi një përdorim i këtyre të dhënave gjatë fushatës elektorale. Dhe më e keqja, që nuk ja uroj askujt, ndaj formave të ndryshme të shantazhit. Këtë llogari të dytë, ti mund ta përdorësh për të cenuar persona të tjerë, për qëllime pedofilie, dhe në fund të ditës je ti personi që do të përballesh me akuzat nga autoritetet, nëse dikush të akuzon ty. Ka një mënyrë se si ne mund ta vërtetojmë nëse të dhënat tona janë tashmë pjesë e kësaj Database. Në platformën geekroom.al, gjejmë artikullin e parë të publikuar në faqen tonë, nga aty klikojmë në faqen “Have i pwoed” dhe vendosim numrin tonë të telefonit me prefiksin +355. Në rast se ekrani shfaqet jeshil, do të thotë që të dhënat e tua nuk janë publikuar, porn ë rast se është I kuq ekrani, do të thotë që të dhënat tona janë pjesë e Database-s. Në person gjëja e parë qe e rekomandojmë të bëjë është të denoncojë, që numri I tij rezulton në këtë listë të dhënash. Kaq për momentin. Por në rast, se këto të dhëna do të përdoren, kjo mund të jetë një mënyrë dhe provë e mirë për të treguar se ti i ke paraprirë kësaj situate dhe nuk je ti personi që e ka kryer atë krim, apo kundravajtje.

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11