Top Channel/“Vetë Zot, vetë shkop”, pagat e magjistratëve, Rama: Askush nuk mund të kërcënojë askënd
13/09/2026 14:02

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e pagave të magjistratëve, këtë herë përmes një lidhjeje direkte në Facebook, pas dy statuseve të publikuara më herët në platformën X. Rama e ka cilësuar si “shqetësuese”, “të shëmtuar” dhe “vulgare” atmosferën e krijuar nga përplasja mes pushteteve lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke iu referuar strukturave drejtuese të sistemit gjyqësor, kryeministri ka kritikuar mënyrën se si është vepruar për pagat, duke argumentuar se përpara marrjes së vendimeve duhej të kishte një proces dialogu dhe konsultimi. Ai u shpreh se vendimi lidhur me pagat nuk mund të shërbejë si shembull për mënyrën se si duhet kërkuar e drejta. “Dua të them se sa shqetësuese, se sa e shëmtuar, se sa vulgare është atmosfera e krijuar nga një konflikt pushtetesh dhe nga një barrikadim i atij pushteti të pavarur kushtetues, që duhet të garantojë barazinë para ligjit për të gjithë dhe mbi të gjitha për vetveten. Mbi të gjitha, përtej gërmës së ligjit, të garantojë një shembull kur vjen puna që del nga salla e gjyqit dhe është i organizuar në shoqata për t’i dhënë zë trupës në publik. Këtu flasim për një tjetër dimension. Ky dimension është shumë i rëndësishëm për shembullin që jepet. Unë nuk dua ta nis nga gjykatat, nga gjykatësit dhe prokurorët, të cilët nuk e di sa janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë edhe më shumë nga taksapaguesit, por le të themi që janë një palë që kanë këtë interes. Dua t’ia nis nga aty ku e fillova, nga këto dy trupa këshillash. Janë një majë me dy trupa e piramidës së sistemit gjyqësor. Tani këta burra dhe gra që paguhen jo pak, janë për të administruar proceset gjyqësore. Tani janë në pavarësinë e tyre të plotë. Po si mundet që gjëja e parë që bëjnë, u kuturisën të marrin një vendim në mes të verës dhe të nxjerrin një urdhër që është zanafilla e këtij konflikti absurd. Urdhri që pagat janë këto dhe thesari i shtetit të hapë derën që gjyqtarët të marrin pagat. Le të themi që gjykatësit kanë të drejtë, por kjo është mënyra? Ky është shembulli? Këtë i mësojnë njerëzit e drejtësisë qytetarëve shqiptarë? Kështu kërkohet e drejta? Me dhunë? Pa ezauruar asnjë nga hapat e tjerë? Po ku jemi ne këtu? Ne jemi përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, apo jemi tre shtete?! Janë republikat e ndara të një federate nga luftërat etnike dhe fetare?! Si është e mundur që nuk hidhet hapi i parë normal?! Ulen njerëzit në tavolinë, njerëzit që jetojnë me përgjegjësinë e një shteti. Që jetojnë me përgjegjësinë e dhënies së shembullit për të tjerët. Ne kemi këtë shqetësim. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe ne si pushtet ekzekutiv dhe legjislativ, nuk kemi asnjë qëllim që mos ta respektojmë. Si e keni ju këtë ide? Pasi të dëgjonit anën tonë, pastaj të fillonin të bënin të tyren. Kështu, me arbitraritet, ndaj një shumice qeverisëse për këtë standard mirëqenieje që është rritur kaq ndjeshëm, në familjen e gjithë kësaj trupe, gjëja e parë që i erdhi në mendje ishte ta sfidonin, vetë Zot, vetë Shkop. Çfarë jeni ju?! Partia e çekanëve?! Për të kërcënuar ministrin e Financave? Për të kërcënuar përfaqësuesit e thesarit të Republikës së Shqipërisë? Si është e mundur që nuk ka një moment marrje fryme dhe marrje me arsye të hapave. Ne mund të mos jemi dakord, por e trajtojmë me hapat e duhur. Hajde se ka para thesari i shtetit të marrim ne tonat dhe punë e madhe ca bëhet me të tjetër. Kështu që besoj që ky është një rast për të nxjerrë mësime. Dhe siguroj dhe njëherë të gjithë që do ta respektojmë vendimin e Kushtetueses dhe do të bëjmë atë që është sipas nesh rruga për t’iu përgjigjur edhe kësaj kërkese. Por kërcënime dhe të pushteteve të tjera të pavarura siç janë pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, askush nuk duhet të bëjë”, tha ndër të tjera Rama.

Top Channel/ Zjarr i frikshëm në Shkodër, merr flakë bari në katin e 11 të një pallati
02/11 17:02
Top News – Kujdes nga ‘Smishing’. Policia paralajmëron për mashtrimin në emër të bankave
02/11 16:15
Top Channel/ Lamtumira për Bashkim Zenelin. Homazhe diplomatit, e bija përlot me fjalët për të atin
02/11 16:12
Top Channel/ “Vëllai i Madh” pushton teatrin, kryevepra e Orwell ngre pyetje për Shqipërinë e sotme
02/11 16:06
Top Channel/ ‘Me vjen keq’, Ministrja humbet fillin e fjalimit para kryeministrit, Rama: Në fund…
02/11 16:03
Top Channel/ Studentët në protestë. Marshojnë nëpër fakultete, thirrje për bojkot të mësimit
02/11 16:01
Top Channel/Zhupa përplaset me socialistët: Rama e ka humbur shansin për dialog. Malaj: I vodhët…
02/11 15:54
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News- Aksidenti i tmerrshëm në Shkodër. Makina përplas për vdekje këmbësoren në trotuar
02/11 15:36
Top Channel/ Pas thirrjeve për bojkot në disa universitete, studentët drejtohen pranë Kryeministrisë
02/11 15:36
Top News – Grabitet banka në Tiranë. Me maskë dhe armë, autori largohet me monopatinë
02/11 15:34
Top Channel/ Grabitje me armë në Tiranë. Kërcënon rojën e bankës, merr paratë. Arratiset me skuter
02/11 15:31
Top Channel/ Partitë, miliona lekë gjoba. KAS ndëshkon 13 parti për financat e zgjedhjeve
02/11 15:26
Top News – Hajdutët thyejnë banesën. Të moshuarës në Finiq i grabisin paratë e operacionit
02/11 15:23
Top Channel/ Pas dorëheqjes së 130 drejtorëve, Rama prezanton reformën: Promovim vetëm me meritë
02/11 15:22
Top Channel/ BSH: Kujdes pensionet dhe borxhn, opozita ngre shqetësimin për varësinë nga ndërtimi
02/11 15:12
Top News – Shqiptarët nuk shpenzojnë. Frikë nga blerjet e mëdha, bie besimi te ndërtimi
02/11 13:51
Top Channel/Debate/ Bozdo: Asnjë masë për të frenuar emigracionin. Ekonomi: Banka nuk ka lidhje me…
02/11 13:29
Top News – “Aty brenda qelbej vendi nga droga”, Berisha: SPAK amnistoi krimin monstruoz elektoral
02/11 13:08