Top Channel/ Vendi më i vaksinuar i botës, rekord rastesh me koronavirus!
26/08/2021 12:16

Për herë të parë që nga mesi i janarit, Izraeli, vendi ndoshta më i vaksinuar i botës regjistroi mbi 10,000 raste të reja me koronavirus. Shifrën e raportoi ministria izraelite e shëndetësisë, sipas të cilës po në harkun e 24 orëve u shënuan dhe 25 vdekje. që prej fillimit të pandemisë, në Izrael – një vend me 9.4 milionë banorë - janë infektuar mbi një milion njerëz. Fushata e vaksinimit atje nisi dhjetorin e vitit të kaluar. Deri tani, 59 për qind e popullsisë është vaksinuar dy herë dhe gati 19 për qind, ka marrë dhe dozën e tretë.Izraeli mbështetet thuajse plotësisht në vaksinën Pfizer/BioNTech. Në fund të korrikut, ai u bë vendi i parë në botë që nisi vaksinimin me dozën e tretë, për të rritur reagimin e antitrupave. Masa u mor pasi të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë treguan një rënie të ndjeshme të efikasitetit të vaksinës në parandalimin e infeksionit, edhe pse ajo vazhdon të ofrojë mbrojtje të madhe nga të sëmurit rëndë.Disa vende të tjera kanë nisur të ndjekin shembullin e Izraelit sa i përket dozës së tretë. Mediat italiane thonë sakaq se nga 515 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë në shtetin hebre, 301 janë krejtësisht të vaksinuar. Në përgjithësi , gati 60% e të shtruarve në këtë vend janë të vaksinuar, megjithatë sipas ekspertëve kjo nuk ka të bëjë me efikasitetin e vaksinave por me moshën, pasi përgjithësisht të vaksinuarit janë në moshë të madhe.

Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54