Për disa muaj me radhë inflacioni dukej se ishte stabilizuar, por qershori solli një sinjal tjetër. Rritja e çmimeve u përshpejtua në 3.2%, duke kaluar objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë Kjo është norma më e lartë e regjistruar në muajt e fundit duke treguar se presionet mbi koston e jetesës nuk janë zhdukur.