Ulliri solli jo pak debate në Komisionin e Ekonomisë. Edhe pse diskutimi duhet të bëhej rreth çështjes së ditës, për ri-anëtarësimin e Këshillit Ndërkombëtar të Ullirit në organizatën COI, për deputetët e Kuvendit kjo kulturë bujqësore nuk është trajtuar me prioritet nga Ministria e Bujqësisë, as në kohë flakësh dhe as në kohë përmbytjesh. “Sa pemë ulliri kemi humbur gjatë këtij viti? Dhe sa për pesë vitet e fundit? A ka ndonjë plan Ministria e Bujqësisë për të rikuperuar këto pemë?” Për Braçen, cilat janë pemët që janë djegur këtë vit? Vlerësimet po bëhen në zonat ku kanë ndodhur zjarret, nga pushteti vendor.