Top Channel/ U shpall fajtor, çfarë ndodh me Trumpin? “Nuk pengohet kandidatura në zgjedhje”!
31/05/2024 10:51

Donald Trump u bë të enjten ish presidenti i parë amerikan që dënohet për një vepër penale, i shpallur fajtor nga një gjykatë e qytetit të Nju Jorkut për të 34 akuza që lidheshin me falsifikimin e të dhënave të biznesit të tij para zgjedhjeve presidencial të vitit 2016. Vendimi në gjyqin e përshkruar si historik u arrit nga 12 anëtarët e jurisë pesë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ku Trumpi pritet të përballet me presidentin aktual demokrat, Joe Biden. 34 akuzat penale për krime shtetërore përfshijnë falsifikimin e 11 faturave, 12 kuponëve dhe 11 çeqeve për të fshehur një pagesë prej 130.000 dollarësh për Stormy Daniels, me qëllim që të blejë heshtjen e saj lidhur me marrëdhënien e tyre të supozuar intime më 2006. Asokohe Trump ishte i martuar me Melania Trump. Cfarë ndodh tani? Masën e dënimit, gjykatësi Juan Merchan do ta japë në 11 korrik, vetëm disa ditë para Kuvendit Kombëtar Republikan në shtetin Viskonsin, ku Trump pritet të shpallet zyrtarisht kandidati i Partisë Republikane për president. Dënimi mund të variojë nga një gjobë ose me kusht deri në një afat deri në katër vjetësh burgim. Megjithatë, në rastet kur të pandehurit dënohen me burgim për një krim të tillë jo të dhunshëm – që nuk është normë në shtetin e Nju Jorkut – ata zakonisht marrin një vit ose më pak. Trump ka të ngjarë të apelojë çdo dënim dhe ky proces mund të zgjasë me vite. Kushtetuta e SHBA-së thotë se presidenti duhet të jetë një qytetar i lindur në Shtetet e Bashkuara, të jetë së paku 35 vjeç dhe të ketë qenë rezident i Shteteve të Bashkuara për të paktën 14 vjet. Ajo nuk e ndalon një të burgosur ose të dënuar me kusht që të kandidojë për post publik ose të bëhet president. Dhe Trumpi mund të betohet si president edhe nga burgu ose nga arresti i shtëpisë. Trump e ka përdorur gjyqin për të inkurajuar bazën e tij elektorale, duke pretenduar se ka një komplot politik për ta bllokuar në garën për president.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12