Top Channel/ “U ekzekutua nga mafia shqiptare”, Rrëfimi tronditës i nënës së parukierit italian
28/05/2026 22:05

Një organizatë kriminale e trafikut të drogës, e drejtuar nga Igli Kamberi, akuzohet nga autoritetet italiane për rrëmbimin dhe ekzekutimin mafioz të 26-vjeçarit Francesco Diviesti në Itali. I riu, me profesion parukier, u zhduk më 25 prill 2025 në Barletta, ndërsa trupi i tij u gjet katër ditë më vonë në një zonë guroreje mes Minervinos dhe Canosas. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Barit dhe autoriteteve antimafia, Diviesti u vra pas një konflikti të lidhur me një borxh droge prej disa qindra eurosh. Hetuesit dyshojnë se ai ishte marrë me forcë nga disa persona dhe më pas ishte ekzekutuar me armë zjarri. Pas vrasjes, trupi i tij u dogj për të fshehur gjurmët dhe për të dhënë një mesazh frikësues në ambientet kriminale. “Nga sot dimë se djali ynë u vra nga njerëz të rrezikshëm”. Kështu është shprehur Maria Marzocca, nëna 26-vjeçarit, shkruajnë mediat. “Për ne kjo është përgjigjja e shtetit që prisnim prej një viti”, tha ajo, ndërsa shprehu tronditjen pasi hetimet zbuluan lidhje me mafian shqiptare dhe trafikun ndërkombëtar të drogës. “Kam vetëm një pyetje: çfarë lidhjeje kishte djali im me këto rrethana?”, u shpreh nëna e të riut, duke theksuar se Francesco ishte i padënuar, punonte si parukier në biznesin e të atit dhe ishte vetë baba. Për ngjarjen janë arrestuar Igli Kamberi, Nicola Di Benedetto dhe Antonio Lanotte, të cilët akuzohen si autorë të drejtpërdrejtë të krimit. Dy persona të tjerë përfunduan nën masa sigurie për favorizim dhe fshehje informacioni. Hetimet kanë zbuluar se grupi kriminal i drejtuar nga Kamberi vepronte prej kohësh në trafikun e lëndëve narkotike në rajonin e Puglias, ndërsa fitimet dyshohet se transferoheshin në Shqipëri për t’u pastruar. Në kuadër të operacionit, autoritetet italiane kanë sekuestruar qindra mijëra euro. Paralelisht me arrestimet në Itali, janë ekzekutuar edhe masa sigurie në Shqipëri, në bashkëpunim me SPAK-un dhe autoritetet italiane antimafia, që po hetojnë lidhjet ndërkombëtare të grupit kriminal.

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06