Ritmi i rritjes së numrit të turistëve në muajin qershor u ngadalësua. Në Shqipëri hynë 1,346,279 shtetas të huaj gjatë muajit qershor, nga 1,329,204 në të njëjtin muaj të vitit 2025. Rritja vjetore ishte 17,075 persona vetëm 1.3% më shumë turistë erdhën një muaj më parë krahasuar me qershorin 2025 duke bërë që turizmi të zbehet në muajtë e parë të kulmit të sezonit turistik.