Top Channel/ Trump shpërthen kundër Iranit: Na morën për budallenj, por tani do t’i sulmojmë
10/06/2026 23:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë sulmet ndaj Iranit. Duke folur me gazetarët në Zyrën Ovale, Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sulm më të fuqishëm, duke akuzuar Teheranin se po zvarrit negociatat për marrëveshjen bërthamore. “Ne i goditëm fort dje dhe do t’i godasim përsëri fort sot. Irani mendoi se ne ishim budallenj. U dhashë më shumë kohë për të arritur një marrëveshje, por ata vazhdojnë të humbasin kohë. Ne ishim shumë afër një marrëveshjeje. Kam punuar me Iranin për disa muaj dhe ata duhet ta nënshkruajnë atë marrëveshje. Është një marrëveshje e mirë. Nuk u jep atyre të drejtën të kenë një armë bërthamore. Në fakt, i ndalon plotësisht ata që të kenë ndonjëherë një armë bërthamore. Lindja e Mesme duhet të sjellë paqe në të gjithë botën”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se është pranë urdhërimit të sulmeve të reja kundër Iranit. Ndërkohë, në rrjetin social Truth, ai shkroi se Irani po merr "shumë kohë" për të negociuar me SHBA-në dhe se "tani do ta paguajë çmimin". Gjithashtu, presidenti Trump zbuloi se ushtria amerikane kreu muajin e kaluar një operacion sekret për të mbrojtur cisternat e naftës dhe anijet e tjera tregtare që kalonin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme detare për transportin e energjisë në botë. Sipas tij, operacioni mundësoi transportimin e më shumë se 100 milionë fuçive naftë drejt tregjeve ndërkombëtare, ndërsa mbi 200 anije tregtare kaluan në mënyrë të sigurt përmes ngushticës. Nga ana tjetër, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, iu përgjigj menjëherë Trumpit, duke thënë se "Teherani do të qëndrojë i vendosur kundër çdo presioni ose kërcënimi". Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditën të mërkurën bazat iraniane, ndërsa Teherani nisi sulme ndaj 21 objektivave në bazat amerikane në Gjirin Persik, një në Bahrein dhe tjetra në Jordani.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00