Donald Trump pohoi për ABC News se pret që një marrëveshje me Iranin për zgjatjen e armëpushimit dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të arrihet brenda javës së ardhshme. Presidenti amerikan komunikoi përmes telefonit me korrespondentin në Uashington të ABC News, Jonathan Karl, të cilit i tha se një ujdi e përfundimtare e paqes mund të jetë “edhe më e mirë sesa një fitore ushtarake”.