Top Channel/ Tirana, kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për herë të 21-të!
04/05/2023 21:53

Tirana është kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për herë të 21-të. Një trofe që kthehet në klubin bardheblu pas pesë vitesh, por që bëhet më i bukur, sepse erdhi me përmbysje. Nga 0-2 për Besëlidhjen në 3-2, ndërsa salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” të enjten në mbrëmje është veshur me ngjyra bardheblu. Mbi 3000 veta në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” kanë shijuar spektaklin e Tiranës, e cila ka fituar me 25 pikë diferencë ndaj Besëlidhjes në finalen e pestë për titull kampion. 89-64 shifrat përfundimtare në një loje e cila ka nisur si e barabartë, të paktën në periodën e parë, e cila ka fiksuar shifrat 21-21. Luhet pikë më pikë në periodën e dytë, por përsëri me fitoren e Tiranës, 17-20 dhe në pushim ekipi i Erkand Karajt ka kryesuar 38-41. Shkëputja e madhe ka nisur në periodën e tretë, që Tirana e ka fituar 25-13 duke thelluar në 66-51. E fundit 13-23 po për Tiranën për të vulosur shifrat 89-64 dhe bardheblutë kampion të Shqipërisë. Një trofe që e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Korab Llazani. Por nuk kanë munguar në shpërndarjen e trofeve dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ish-basketbollisti bardheblu, Gerti Shima, dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sporti, Endrit Hoxha. Julian Hamati lojtari më i mirë i finaleve, kurse Redi Vogli ka ngritur kupën e 21-të të Tiranës në basketboll për meshkuj. Sigurisht që ka patur dhe incidente dhe përplasje mes tifozerive, aq sa është dashur dhe ndërhyrja e forcave të rendit për qetësimin e situatë. Por në fund fitoi basketbollin me Tiranën kampione të sezonit 2022-2023.

Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07
Top Channel/ Sam Barrott i Premier League arbitron Shqipëri-Bjellorusi të shtunën në Tiranë
24/09 15:36