Top Channel/ Tirana fiton derbin/ Egnatia Vllaznia 3-0, Kastrioti mundi Partizanin
19/03/2022 19:48

Tirana e mund sërish Dinamon në ndeshjen derbi në abissnet Superiore. Skuadra bardheblu iu imponua skuadrës së Vanolit me rezultatin 1-0 duke ia hidhëruar debutimin trajnerit italian, ndërkohë që ata vetë qëndrojnë të qetë në krye të klasifikimit. Dinamo u paraqit mirë në pjesën e parë ku pa t'i anulohej edhe 1 gol, gol të cilin e shënoi tirana në pjesën e dytë me Devid pas një asisti të Xhixhës. Gjithsesi Dinamos iu dha shansi më i mirë për të shënuar 3 minuta nga fundi kur fitoi një 11 metërsh por Ibraimi u hipnotizua nga Bekaj me portierin e Tiranës që e priti gjuajtjen e tij. Në fund sfida u mbyll 1-0 për Tiranën që shton telashet për Dinamon që mbetet në vendin e parafundit në klasifikim. Partizani dhe Vllaznia zhgënjyen në ndeshjet e tyre te radhes teksa humbën ndeshjet e tyre respektive me Kastriotin dhe Egnatia, dy ekipe që luftojnë për mbijetesë. Në stadiumin e kamzës, skuadra krutane iu imponua të LKuqve 1-0 duke iu shkaktuar humbjen e 7 sezonale duke marrë 3 pikë të cmuara që e mbajnë në vendin e 7 në klasifikim. ishte një ndeshje që pati edhe momente tensioni teksa Stenio Junior pati përplasje me futbollistë të kastriotit duke i akuzuar edhe për fyerje raciste. Pjesa e parë u mbyll 0-0 me skuadrat që rivalizuan në lojën e tyre. Në pjesën e dytë Partizani pati shansin e artë teksa iu akordua një 11 metërsh nga arbitri alla pasi u konsultua me sistemin VAR, por Kallaku gaboi nga pika e bardhë duke e dërguar topin jashtë. ai që nuk gaboi në këtë ndeshje ishte Kaina për Kastriotin që 10 minuta nga fundi i ndeshjes i dha fitoren skuadrës së tij. Ndërsa Vllaznia pa Thomas Brdaric u mund pastër nga Egnatia në rrogozhinë me rezultatin 3-0. Njeriu i sfidës u bë pikëruisht Pedro Augusto autori i të 3 golave për Egnatian. Rezultati u zhbllokua në minutën e 31, kur goli i pedros u cilësua i rregullt pasi u verifikua në sistemin VAR. në pjesën e dytë heric la Vllazninë në inferioritet numerik duke u ndëshkuar me karton të kuq gjë që ia lehtësoi gjërat Egnatias që shënoi edhe 2 herë të tjera po me Pedro Auguston në moniutat 79 dhe 87 për të fiksuar rezultatin 3-0. Java e 26 do të mbyllet me ndeshjet Laci-Teuta dhe Skënderbeu Kukësi që do të luhen këtë të diel dhe që do të transmetohen në platformën Digitalb

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36