Top Channel/ Thirrje antishqiptare në ndeshjen e basketbollit, Mickoski: Do t’i hetojmë, s’i pashë
04/08/2025 17:52

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, tha se dënon thirrjet nacionaliste dhe ksenofobe kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje të zhvilluar në Kumanovë. Ndërkaq, presidentja e Kosovës ka kërkuar që shteti fqinj të marrë masa të menjëhershme kundër organizatorëve të thirrjeve antishqiptare. Sipas politikanëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në fundjavë, gjatë ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në basketboll u dëgjuan thirrje sikurse “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”. Në këtë ngjarje, që ishte ndeshja e parë e fazës së dytë të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027 në Katar, të pranishëm ishin edhe kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq dhe ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski. Mickoski gjatë një prononcimi për media më 4 gusht tha se edhe pse ishte i pranishëm në sallë, nuk i “vura re” tifozët që brohoritën këto thirrje, pasi tha se “fjalë për një grup të vogël njerëzish”. “Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, tha Mickoski. Ai tha se thirrjet kundër shqiptarëve “do të jetë objekt hetimi dhe sanksionesh, pa marrë parasysh nga vjen”. Prokuroria maaqedonase ka nisur hetimet për këtë ngjarje. “Dua të përsëris edhe një herë: e dënoj në mënyrë absolute brohoritjen e pazakontë dhe të papranueshme të disa individëve, të cilët nuk hasën në mbështetje nga asnjë prej të pranishmëve në sallë”, tha ai. Kurse ministri i Sportit, Borko Ristovski, tha se kjo ministri nuk mund të reagojë konkretisht ndaj kësaj ngjarjeje, “sepse nuk vjen nga ndonjë subjekt sportiv – vjen nga tifozë në tribunë – dhe nuk kemi asnjë kompetencë për të reaguar kur bëhet fjalë për tifozët”. “Megjithatë, le ta shfrytëzoj këtë rast për të bërë një apel: në Maqedoni nuk ka nevojë për brohoritje të tilla, as nga njëra anë, as nga tjetra, nga askush, nga cilado anë që të vijë”. Ai shtoi se “nga pozita e Ministrisë së Sportit, nuk mund të bëjmë gjë tjetër përveç se të ndihmojmë në identifikimin e tyre dhe të veprojmë në përputhje me ligjin”. Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut parasheh dënime për thirrjet raciste dhe gjuhën e urrejtjes në disa nene, ndërsa më i rëndësishmi është neni 319, i cili parashikon se kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje apo jotolerancë mbi baza racore, fetare, etnike apo kombëtare, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë Incidenti në Kumanovë shkaktoi reagime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri e Kosovë. Partia shqiptare në opozitë në Maqedoni të Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”. Kjo parti tha më 3 gusht se më shqetësuese është fakti që Qeveria dhe përfaqësuesit shtetërorë të pranishëm heshtën për këtë ngjarje. “Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”, tha BDI që kërkoi hetim urgjent për ngjarjen, sanksione ndaj organizatorëve, distancim publik nga Qeveria dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe, siç tha, nacionalizmit institucional. “Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, tha BDI. Ndërkaq, sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, tha se heshtja e krerëve shtetërorë për ngjarjen në Kumanovë është “bashkëpërgjegjësi morale dhe politike”. “Në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes nuk mund të tolerohet, relativizohet apo heshtet. Kërkojmë hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm”, shkroi ai në Facebook të dielën. Në Kosovë, presidentja e vendit dhe deputetë të partive që mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë kanë reaguar ashpër për këtë ngjarje. Të hënën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se thirrjet antishqiptare të dëgjuara në Kumanovë janë të papranueshme dhe “cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë”. “Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës kërkoi që shteti maqedonas të veprojë dhe të ndëshkojë ata që nxisin urrejtje. “U bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes, mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE”, tha Osmani. Një ditë më parë, Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, kritikoi mosreagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, por edhe të presidentes. “Hristijan Mickoski është bërë kryeministër i Maqedonisë së Veriut me bekimin dhe votën që ia solli drejtpërdrejt Albin Kurti përmes koalicionit VLEN”, shkroi Behrami në Facebook, duke shtuar se “heshtja e Kurtit është më shumë se indiferencë -ajo është bashkëfajësi politike dhe morale”.Kritik ndaj mosreagimit të Kurtit u shpreh edhe deputeti Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai tha se Kurti është “kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut” dhe udhëheqja e re atje tha se “po u bën të fala” me thirrje raciste ndaj shqiptarëve. Gjatë zgjedhjeve të fundit në Maqedoninë e Veriut, disa parti shqiptare u bashkuan në një koalicion të quajtur VLEN. Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje – që udhëhiqet nga Albin Kurti – iu bashkua kësaj liste. VLEN është pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Reagime të ashpra për thirrje kundër shqiptarëve pati edhe Shqipëria. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, i cilësoi si të papranueshme thirrjet fyese ndaj shqiptarëve. “Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në asnjë hapësirë publike, e aq më pak në sport, që në thelb të tij mbart frymën e bashkimit, të bashkëpunimit, të lojës së ndershme dhe të respektit ndaj tjetrit”, tha ajo. Ajo tha se Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të jenë të përkushtuar në promovimin e bashkëjetesës dhe qëndrojnë “ndasive të dala mode e boje”. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, tha se “thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne”, duke shtuar se bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm dhe respektim të rregullave”.

Top News- Serbia bllokon fondet për Luginën/ Këshilli Kombëtar Shqiptar- Është rasti i dytë
30/04 16:37
Top Channel/ Deklarata e Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain…
29/04 18:17
Top News- Jo më anonim në rrjetet sociale / Greqia shqyrton masën kundër ‘sharjeve e urrejtjes’
29/04 16:19
Top News- Dhuna ndaj ushtarëve të KFOR / Dënohet me dy vite burg serbi i trazirave në Zveçan
29/04 14:42
Top News – 90 vjeçari që terrorizoi Athinën, në pranga / Avokati: Veproi në protestë e dëshpërim
29/04 14:39
Top News – I moshuari ngre në këmbë Greqinë. Plagosi 5 persona, policia në kërkim të 89-vjeçarit
28/04 15:07
Top News- Ofendimi ndaj shqiptarëve në RMV. Hoxha pyetet nga gazetarët-Kam evoluuar! Asgjë e vërtetë
27/04 18:22
Top News – Spiunia e Serbisë e maskuar te OSBE. Kosova dënon me gjashtë vite burg Jelena Gjukanoviç
27/04 15:05
Top News – Harta rajonale e produktivitetit në punë. Shqipëria e fundit, ia kalon Kosova dhe Serbia
27/04 14:29
Top News – Sulmi i Banjskës. BE kritikon Serbinë-Dorëzoni Milan Radoiçiç
27/04 12:08
Top News – Shqiptarët furnizohen në RMV. Karburanti më lirë jashtë, rritje e ndjeshme e konsumit
27/04 10:24
Top News – Vuçiç ‘sheh fantazma’, Serbia nën rrethim / Pse po blindohet Beogradi, frikë nga fqinjët
26/04 20:56
Top News – Kathimerini: Deti nuk zgjidhet shpejt! Qeveria greke distancohet nga deklaratat e Ramës
24/04 11:48
Top News-‘OPEKEPE, simbol korrupsioni në Greqi’. Prokurorja europiane shpërthen në Forumin e Delphit
23/04 23:00
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqia u heq imunitetin 13 deputetëve të Mitsotakis
23/04 09:37
Top Channel/ Kriza e naftës, Greqia vendos masa të reja shtesë në paketën e ndihmës për qytetarët
22/04 20:50
Top News- Kurti ankohet te NATO/ ‘Armatosja e Serbisë, kërcënim për stabilitetin’
22/04 11:44
Top Channel/ Masakër në Mal të zi, tre të vrarë me armë! Autori dhunoi dhe nënën e tij
21/04 19:48
Top News- ‘Frika’ e Vuçiç nga shqiptarët / Dy ministrat e mbrojtjes takohen në Prishtinë
17/04 17:47
Top News- Vuçiç bën gati ushtrinë, batalion special kundër shqiptarëve e kroatëve
16/04 22:25