Një i ri është shpëtuar mbrëmjen e djeshme nga lumi Devoll në Gramsh, pasi mbeti i bllokuar në mes të rrjedhës teksa tentonte të kalonte nga fshati Menkollar drejt Kodovjatit. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur nxjerrjen e tij shëndoshë e mirë nga lumi.