Top Channel/ Sylvinho: Dua fitore me Ukrainën. Trajneri: Frika ime më e madhe…
06/09/2024 20:03

Në prag të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve për Shqipërinë, trajneri Sylvinho nga Parga sëbashku me Ylber Ramadanin kanë treguar dicka më tepër rreth situatës brenda skuadrës dhe përgatitjeve që janë bërë për të përballuar një kundërshtarë të tillë. Trajneri ka theskuar se gjendja e lojtarëve nuk është më e mira për shkak të ngarkesave të verës dhe pushimeve të pakta, gjë që kanë sjellë dëmtime dhe mungesa të rëndësishme për Shqipërinë. “Në punën e kombëtares ndodh. Kam parë që shumë ekipe të tjera kanë humbur lojtarë, është moment i vështirë pas Europianit. Kanë bërë pak pushime, kthehen, bëjnë fazë përgatitore, luajnë 2-3 ndeshje dhe vijnë në kombëtare. Kam lexuar që janë shumë që mungojnë. Por më shqetëson diçka për lojtarët, janë shumë ndeshje. Sa I përket kundërshtarit, braziliani është shprehur me superlative edhe pse ai dhe skuadra jonë kanë qëllimet e tyre në këtë takim. Kur flasim për Ukrainën, flasim për grupin, një grup shumë i vështirë, me të katër ekipet që bënë një Europian të mirë. Rebrov është i aftë, e organizon mirë skuadrën, ka lojtarë shumë të mirë. Megjithatë ne nuk jemi përgatitur që të futemi për barazim, askush nuk përgatitet kështu, ne kemi punuar për fitore dhe do të synojmë fitoren. Ndërkohë Ramadani në konferencën për shtyp tregoi më tepër rreth atmosferës brenda grupit. “Atmosfera e ekipit është fantastike, jemi shumë të përqëndruar. Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Atmosfera e grupit është e mirë. Jemi gati, e kemi studiuar Ukrainën, e dimë pikën e fortë. Shpresoj që nesër të marrim rezultat pozitiv. Pas konferenc[s skuadra zhvilloi seanc[n e fundit st[rvitore n[ stadiumin ku do t[ zhvillohet takimi, “Epet Arena”. Ndeshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë luhet në fushë asnjëanëse, në Pragë të Cekisë, mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45 dhe do të trasmetohet në Digitalb.

Top News- Rrëfimi ndryshe i Ronaldo Maran. ‘Ndihem si në shtëpi, vlerësoj vendosmërinë tuaj’
14/09 14:46
Top Channel/ Humbja me Kukësin, Besëlidhja nis përgatitjet për fitore
11/09 23:20
Top News- Kombëtarja në Nations League. Dalin në shitje biletat për sfidën në San Marino
10/09 21:46
Top Channel/ Superndeshja në Top Channel! Napoli-Arsenal falas, studioja e re nis në orën 20:00
09/09 20:03
Top Channel/ Mbyllet një epokë e Artë, Messi njofton tërhiqjen nga Kombëtarja e Argjentinës
31/08 22:02
Top Channel/ Video e re e incidentit pas Elbasani–Vllaznia, presidenti i ekipit shkodran godet…
31/08 20:12
Top Channel/ Platini nuk kursehet ndaj Infantinos: Që atëherë e kishte mendjen te paratë
31/08 13:39
Top Channel/ Çudirat e Superiores, ikin dritat në stadium për ndeshjen Teuta-Tirana
30/08 21:19
Top Channel/ Maran zbulon Shqipërinë e tij/ Trajneri kërkon agresivitet dhe emra të rinj…
30/08 12:06
Top News- Sergio Busquets kthehet në shtëpi. Do të jetë në rolin e zv.trajnerit te Barcelona B
17/08 15:28
Top Channel/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare, Agim Bubeqi
12/08 22:53
Top News- Futbolli rikthehet në Palestinë. Në shtator nisin aktivitetet me ‘Kupën e 1000 Martirëve’
11/08 10:27
Top Channel/Skandal në FIFA?150 mijë paund për ish-punonjësen, UEFA shqyrton hetimin ndaj Infantinos
10/08 21:35
Top Channel/ Infantino nën “zjarr” të ri! Letra e UEFA, CONCACAF dhe AFC: Futbolli nuk i përket…
10/08 12:37
Top News – UEFA, CONCACAF e AFC kundër Infantinos/ Besim i tradhtuar, të nderohet uniteti futbollit
10/08 12:13
Top Channel/ Messi në zi/ Ylli argjentinas kthehet në Rosario për lamtumirën e fundit të Jorge Messit
09/08 12:42
Top Channel/ Në mes të Beogradit ngriti flamurin kueqezi, flet për TCH boksieri që tërboi serbët
08/08 17:59
Top Channel/ Bomba për të vrarë Messin, alarm edhe për Ronaldon! E vërteta që u mbajt e fshehtë
07/08 22:16
Top Channel/ Shqipëria “braktis” Infantinon/ FSHF tërheq propozimin për rizgjedhjen e presidentit
06/08 19:58
Top News – Nga Roma te fanela kuqezi. Riccardo Renghi e Marin Harxhi, trofe historik në golf
05/08 22:07