Top Channel/ Skandali seksual në kampin e Kombëtares, prokurorja tregon nëse u lëshua urdhër arresti
10/07/2024 21:16

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen në Dortmund, ku një mbikëqyrës shqiptar që ndodhej në kampin stërvitor ku Kombëtarja po akomodohej, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një punonjëse. Një përdhunim mund të ketë ndodhur në qendrën sportive Kaiserau gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, nis artikulli i medias gjermane Hellweger Anzeiger. Ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me hetimin për një anëtar te stafit të kombëtares shqiptare. Të hënën u bë e ditur se prokuroria e Dortmundit po heton personin me shtetësi shqiptare. I dyshuari thuhet se ka kryer “akte seksuale pa dëshire” ndaj një gruaje më 23 qershor. Mbetet e paqartë nëse ngjarja është përshkallëzuar deri në përdhunim. Një gjë është e qartë: incidenti ka ndodhur në qendrën sportive Kaiserau, kampi i skuadrës shqiptare gjatë Kampionatit Evropian. Siç konfirmoi zyra e prokurorit publik, i akuzuari shqiptar u largua nga vendi më 24 qershor, një ditë pasi autoriteti policor mori ne shqyrtim incidentin. Sipas informacioneve të Hellweger Anzeiger, skuadra shqiptare është larguar nga qendra e Kaiseraut më 26 qershor. Prokurorja e çështjes, Sonja Frodermann, pranon se nuk ka dijeni për detajet e largimit. “Për mendimin tim, largimi i hershëm nuk është një pranim faji”, thotë ajo për median gjermane. Mospasja e një dyshimi urgjent (te arsyetuar) do të thotë gjithashtu probabilitet i ulet për te dënuar personin”, thotë Sonja Frodermann. Kjo do të thotë se prokuroria publike vlerëson se shanset për ta akuzuar personin dhe për ta dënuar atë janë relativisht të ulëta. Në Gjermani diçka e tillë është e rëndësishme për gjyqësorin, sepse një dyshim i fortë për një vepër penale është shpesh parakushti bazë për lëshimin ose jo te një urdhër arresti apo nëse një gjykatës urdhëron paraburgim. Edhe nëse kjo ndodh, prezumimi i pafajësisë vlen deri në marrjen e një dënimi përfundimtar.

Top News- Sergio Busquets kthehet në shtëpi. Do të jetë në rolin e zv.trajnerit te Barcelona B
17/08 15:28
Top Channel/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare, Agim Bubeqi
12/08 22:53
Top News- Futbolli rikthehet në Palestinë. Në shtator nisin aktivitetet me ‘Kupën e 1000 Martirëve’
11/08 10:27
Top Channel/Skandal në FIFA?150 mijë paund për ish-punonjësen, UEFA shqyrton hetimin ndaj Infantinos
10/08 21:35
Top Channel/ Infantino nën “zjarr” të ri! Letra e UEFA, CONCACAF dhe AFC: Futbolli nuk i përket…
10/08 12:37
Top News – UEFA, CONCACAF e AFC kundër Infantinos/ Besim i tradhtuar, të nderohet uniteti futbollit
10/08 12:13
Top Channel/ Messi në zi/ Ylli argjentinas kthehet në Rosario për lamtumirën e fundit të Jorge Messit
09/08 12:42
Top Channel/ Në mes të Beogradit ngriti flamurin kueqezi, flet për TCH boksieri që tërboi serbët
08/08 17:59
Top Channel/ Bomba për të vrarë Messin, alarm edhe për Ronaldon! E vërteta që u mbajt e fshehtë
07/08 22:16
Top Channel/ Shqipëria “braktis” Infantinon/ FSHF tërheq propozimin për rizgjedhjen e presidentit
06/08 19:58
Top News – Nga Roma te fanela kuqezi. Riccardo Renghi e Marin Harxhi, trofe historik në golf
05/08 22:07
Top Channel/ Ylli botëror i atletikës lë pas burgun, nis jetë të re pasi vrau të dashurën e tij
03/08 14:07
Top Channel/ Një nga modelet më të nxehta në futboll, tifozët e Arsenalit presin të dashurën e Vinit
03/08 14:05
Top Channel/Infantino në rrezik? Dy gjigantët europianë i tërheqin mbështetjen presidentit të FIFA-s
03/08 14:03
Top Channel/ Vllaznia synon Champions-in, vajzat shkodrane sfidojnë Spartak Myjava
01/08 12:47
Top News – FIFA: Askush nuk po shet futbollin! Plani vazhdon pavarësisht kërcënimit të UEFA-s
31/07 14:39
Top News – Shuhet legjenda e futbollit italian / Ndahet nga jeta kapiteni i Milanit, Franco Baresi
31/07 14:38
Top News – UEFA do të bojkotojë Kupat e Botës. Vendimi, kundërpërgjigje për planet e FIFA-s
30/07 21:57
Top Channel/ Lamine Yamal baba? Çfarë nënkupton e dashura e tij me videon e fundit
28/07 17:54
Top Channel/ Lamine Yamal më i dashuruar se kurrë! Partnerja e surprizon me një gjest të veçantë
09/07 16:04