Top Channel/Situatë kritike në kufi me Kosovën! Radhë kilometrike për shkak të kontrolleve anti Covid
30/08/2021 22:19

Shtrëngimi i masave anti Covid nga Kosova ka sjellë probleme për qytetarët shqiptarë. Sikurse shihet edhe në këto pamje, për shkak të kontrollit për tampon dhe dëshmi vaksinimi janë krijuar radhë kilometrike makinash në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Mësohet se qytetarëve shqiptarë, por edhe shtetasve te Kosovës që kthehen pas pushimeve në Shqipëri u është dashur të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, ndërsa në këtë fund gushti situata bëhet edhe më kritike. Fundi i muajit gushtit përkon edhe me mbylljen e pushimeve për shumë qytetarë kosovarë, të cilët më pas kthehen në vendin e tyre. Këtë të hënë edhe vendi ynë vendosi ashpërsimin e masave anti Covid për shkak të rritjes së rasteve pozitive dhe kërcënimit nga varianti Delta. Kështu qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri qe nga data 6 shtator nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. Dhe së treti të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Dialogu strategjik me Kosovën/ DASH s’ndryshon qëndrim: Të përmbushen zotimet
14/10 18:55
Top Channel/Kosova “pushton” fushatën zgjedhore në Serbi: Po e përdorin si armë të betejës politike!
14/10 11:46
Top Channel/ Bondsteel bazë e përheshme ushtarake e SHBA, senatori amerikan: Meriton shqyrtim!
14/10 11:35
Top Channel/ Presidentja e Kosovës do rikthimin e Dialogut Strategjik, SHBA: Nuk ndryshojmë qëndrim!
14/10 11:34
Top News- BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales: Mbështesim punën e Dhomave të Specializuara
13/10 17:13
Top News- Komandanti turk i KFOR largohet/ Konfirmon angazhimin për sigurinë e Kosovës
13/10 11:49
Top Channel / Kosova kërkon dialog me SHBA! Presidentja: Anëtarësimi në NATO, parësor
12/10 23:17