Top Channel/ Sigurim për prodhimin bujqësor, shteti subvencionon primin, ekspertët: Skema pozitive
28/08/2026 19:52

Qeveria po përgatit skemën e sigurimit në bujqësi, përmes së cilës fermerët do të sigurojnë prodhimin e tyre ndaj fatkeqësive natyrore, ku një pjesë e primit do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. “Për të gjithë ju fermerë që keni ngritur shqetësimet tuaja për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore si përmbytjet, zjarret, dhe breshëri. Sot kam një lajm të mirë. Jemi në përmbyllje të një skeme të sigurimit në bujqësi e cila do të krijojë një mekanizëm të ri mbetjeje dhe mbrojtjeje për fermerët shqiptarë. Një pjesë e primit të sigurimit do të mbulohet nga buxheti i shtetit”, tha ministri Andis Salla. Propozimi për sigurimin e bujqësisë para dëmshpërblimit të premtuar, ekspertja e ekonomisë e sheh si një tërheqje të qeverisë për kompensuar fermerët e prekur nga përmbytjet. “Gjatë këtij viti bujqësia u përball me një sfidë të madhe nga përmbytjet ku një pjesë e prodhimit shkoi dëm dhe fermerët janë në krizë. Me këtë nismë për mbështetje duket sikur qeveria ka dhënë dorëheqjen për dëmshpërblimet”, tha eksperti i ekonomisë, Romina Radonshiqi. Për eksperten e sigurimit Romina Radonshiqi ngritja e skemës duhet të konsiderohet si një lajm i mirë, edhe pse është i vonuara, pasi fermerët shqiptarë në çdo vit po përballen me zjarrin që u djeg të mbjellat, dhe shiun që përpin serat dhe gjënë e gjallë. “Sigurimi në bujqësi është një nismë pozitive por e vonuara sepse duhet të kishte ndodhur më parë. Duke qenë se një pjesë e primit do të mbulohet nga qeveria është një element pozitiv pasi besoj se do të ndërgjegjësojë fermerët të sigurohen”, tha eksperti i ekonomisë, Romina Radonshiqi. Edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga përmbytjet ministria e bujqësisë dhe ajo financave ende nuk kanë marrë një vendim për kompensimin e fermerëve, deri më tani puna e vetme e bërë është inventarizimi i dëmit që shiu u shkatërroi prodhimin.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41