Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij. Sipas policisë, 47-vjeçari, i cili ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, ishte lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar në një varrezë të Melburnit, ku morën pjesë gjithashtu rreth 300 persona.