Top Channel/Si i përdori paratë e shtetit, skandali i korrupsionit që fundosi kryeministrin austriak
10/10/2021 11:57

Kancelari austriak, Sebastian Kurz njoftoi një ditë më parë se do të jepte doreheqjen, ndërsa frerët e vendit tani i kalojnë ministrit të Jashtëm Alexander Schallenberg. Vendi ndodhet në një fazë të ndjeshme, tha ai duke shtuar se nuk ishte e “ përgjegjshme të rrëshqasin në muaj të tërë kaosi e stanjacioni”. Shpresat e kancelarit janë që partia e vet konservatore të vazhdojë koalicionin qeverisës me Të Gjelbrit. Në këtë mënyrë, do të shmangej një koalicion katërpartiak, që varet nga "mëshira e Herbert Kickl", pra partisë populiste, FPÖ, e cila e humbi pushtetin ne 2019 pas aferës Ibica.New York Times sakaq thote se partnerët e koalicionit qeverisës kishin kërcënuar tërheqjen prej tij nëse Kurz nuk zëvëndesohej si kancelar. Hetimet e bëra publike para pak ditësh drejtohen kundër tij për shpërdorim, ryshfet dhe korrupsion. Kurz fillimisht kishte kërkuar të qëndronte kancelar. Ai i hodhi poshtë edhe njëherë poshtë akuzat, duke i cilësuar të gabuara. “Unë mund ta sqaroj të gjithë këtë situatë”, u shpreh kryeministri. Sipas prokurorisë, Kurz dyshohet për blerje të raportimit pozitiv për të në një media, për të hapur rrugën drejt kreut të partisë në vitin 2016. Për këtë dyshohet të jenë keqpërdorur fonde të Ministrisë së Financave. Kjo është hera e dytë që Sebastian Kurz detyrohet të japë dorëheqjen përpara fundit të mandatit, dhe është po hera e dytë që largimi i tij lidhet me akuza për korrupsion.

Top News – Mbrojtje si e NATO-s për Ukrainën / ‘Putin është i hapur për këtë ide’, konfirmon Witkoff
18/08 13:06
Top News – Izraelitët kundër luftës në Gaza / Dhjetëra e mijëra njerëz në shesh, tubimi më i madh
18/08 13:00
Top News – Pa burra, pa stres…Komunitetet vetëm për gra po lulëzojnë në Kinë
18/08 12:51
Top News – Liderët e Evropës ‘truproja’ të Zelenskit / E shoqërojnë në SHBA për takimin me Trump
18/08 12:51
Top News – ‘Edhe dy milionë viktima të tjera…’ / Rusia do ndëshkohet, Zelenski paralajmëron
18/08 12:49
Top News -‘Faleni’ Krimenë dhe harrojeni NATO-n! Zelenski sfidon Trump, tension në Shtëpinë e Bardhë
18/08 12:42
Top Channel/ Anglia “merr” fëmijët e Gazës: Evaukohen të miturit në gjendje kritike!
18/08 12:11
Top Channel/“S`na hidhni hi syve”, Amnesty International akuzon Izraelin: Uria në Gaza, e qëllimshme
18/08 11:32
Top Channel/ Zelensky në Washington, Trump: Ukraina ta “harrojë” Krimenë dhe hyrjen në NATO!
18/08 11:17
Top Channel/Përballja Trump-Zelensky, më e rëndësishme me takimi me Putin? BBC:Përcakton të ardhmen!
18/08 11:11
Top Channel/ Gjermania “përgatitet për luftë”? Bundeswehri “kërkon” 60.000 ushtarë!
18/08 11:07
Top News- Izraeli nën akuza për gjenocid/ Amnesty: Po shkakton uri të qëllimshme në Gaza
18/08 10:50
Top News- Gjermania kritikon Kinën/ Minstri gjerman: Po bëhet gjithnjë më agresive
18/08 10:19
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt/ Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 14:58
Top Channel/ Letra e Melanisë për Putinin/ Zbulohet përmbajtja, iu lut për fëmijët ukrainas
17/08 14:55
Top Channel/ Plani i Zelenskyt me Trump/ “Labirinti diplomatik” midis SHBA, Putinit dhe Evropës
17/08 14:54