Top Channel/ Shtrenjtohen qiratë ditore, turistët shtojnë kërkesën
29/07/2026 19:55

Nga 80 deri në 200 euro nata, tregu i akomodimit në Shqipëri nëpërmjet qirave afatshkurtra është rritur edhe më tej si në numër edhe në vlerë. Shtimi i numrit të turistëve këtë sezon veror ka rritur kërkesën duke ndryshuar dhe ofertën me mbi 15% krahasuar me një vit më parë në çmimet e vendosura. Ky trend i qirave identifikohet edhe më lehtë në hyrjet e pallateve me shtimin e kutive të çelësave me kodet përkatëse për të gjithë klientët që i përzgjedhin. Këto kuti çelësash janë një tregues i rritjes së numrit të njësive akomoduese afatshkurtra ku çdo qytetar i interesuar si shqiptar dhe të huaj pajisen me çelësin e apartamentit nëpërmjet këtij mekanizmi. Ne ndodhemi fare pranë qendrës së kryeqytetit ku vetëm në këtë hyrje pallati nga 28 apartamente, 10 prej tyre janë përshtatur për këtë treg. “Të gjithë e kemi parë që Tirana ka shumë turistë dhe rrjedhimisht kjo ka bërë që ata të kenë nevojë për akomodim. Shumë apartamente që i kishim disponibël për qira afatgjatë janë kthyer Airbnb. Kjo është tregues i mirë për të ardhurat e vendit, kjo e ka bërë më të pamundur për familjet”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku. Norma e zënies së apartamenteve deri në fillim të korrikut në këto njësi varionte mbi 50% nisur nga Tirana 64%, Durrësi 54%, Vlora rreth 60%, Saranda 41%. “Të huajt nisen nga revie-t në momentin që i gjejnë në Tiranë, çmimet i ke nga 100-150 euro, por mesatarja 80 euro, Durrësi 90 euro, Vlora 100 euro, Saranda 120 euro”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku. Ndalur sipas gjeografisë së turistëve, Dorian Sanxhaku, ekspert investimesh tregon se interesi këtë sezon veror ka qenë edhe më i lartë, i kryesuar nga francezët dhe amerikanët për këto njësi akomodimi. “Dominante ngelen Vlora, Durrësi me çekët, kroatët, Saranda skandinavët, interesante dhe numri i amerikanëve që frekuentojnë Shqipërinë”, tha eksperti i investimeve Dorian Sanxhaku. Gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të platformës AirDNA tregu shënoi një rritje rekord, ku familjet shqiptare fituan rreth 134 milionë euro dhe u regjistruan rreth 26.3 mijë apartamente e njësi akomodimi. Por ndikimi i sektorit në të ardhurat fiskale do të ishte dhe më i lartë nëse tregu do të formalizohej plotësisht.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41