Në kulmin e sezonit veror, kur temperaturat e larta rrisin rrezikun për banesat, bizneset dhe pronat, sigurimi ndaj fatkeqësive natyrore shënon rënie. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se sigurimet vullnetare ranë me 0.3 për qind.(grafik) Brenda këtij segmenti, në rënie janë edhe sigurimet e pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës. Në të njëjtën kohë, dëmet e paguara në sigurimet vullnetare janë rritur me 23.51 për qind. Pra, ndërsa kostoja e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit rritet, sigurimi i pronës nga rreziqet natyrore nuk po ndjek të njëjtën tendencë.