Top Channel/ Shqipëria regjistron popullsinë, MPJ e RMV: Maqedonasit të deklarojnë etninë pa frikë!
16/09/2023 18:14

Ndërsa në vendin tonë që prej së hënës do të nisë për 6 javë regjistrimi i popullsisë, lajmi ka bërë jehonë edhe në vendet fqinje. Duke qenë se në censin e popullsisë qytetarët janë të lirshëm të shprehin përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore dhe fetare në përputhje me ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut inkurajon të gjithë maqedonasit në Shqipëri që të shprehin lirisht përkatësinë e tyre. “Shqipëria njihet në botë për shoqërinë e saj multietnike dhe multikulturore, në mënyrën se si u arrit në Maqedoninë e Veriut dhe që përfaqëson një trashëgimi autentike të paçmuar politike dhe kulturore. Duke e njohur rolin e maqedonasve si qytetarë lojale të Shqipërisë, regjistrimi i ardhshëm do t’u mundësojë atyre, përmes shprehjes së lirë të identitetit të tyre, të konfirmojnë përkatësinë e tyre etnike, gjuhësore, fetare dhe identitare. Kjo do të konfirmojë edhe më shumë rolin e komunitetit etnik maqedonas në Shqipëri, në ndërtimin e urave të miqësisë mes dy vendeve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në deklaratën e diplomacisë së vendit fqinj theksohet se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende me marrëdhënie miqësore të jashtëzakonshme” dhe se “do të qëndrojnë në komunikim intensiv me përfaqësuesit e bashkësisë etnike maqedonase në Shqipëri, si dhe me institucionet e Republikës së Shqipërisë, ndër të tjera, për çështje që prekin çështjet e identitetit”. “Vazhdojmë të angazhohemi në mënyrë aktive në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre të drejtave në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë deri më tani”, mbyllet deklarata.

Top News- Trafikimi i qenieve njerëzore/ DASH: Vendet e Ballkanit s’kanë arritur përparim sa duhet
17/10 15:44
Top News – Zgjerimi i BE-së, Merz ‘harron’ Shqipërinë / Përmend vetëm Malin e Zi e Moldavinë
17/10 12:25
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11
Top News- Serbia mban peng pronat/ Dokumentet kadastrale, Beogradi refuzon t’i dorëzojë
13/10 15:37
Top News- Jo rrjete sociale poshtë moshës 15 vjeç/ Greqia prezanton projekligjin
13/10 10:48
Top News – ‘Flamuri serb do të valëvitet në Prizren’/ Daçiç ashpërson retorikën: Jemi të pathyeshëm!
12/10 20:00
Top News – Trump do shkarkojë ambasadoren në Greqi /‘Sjellje të pahijshme’, ish e fejuara e të birit
12/10 11:52
Top Channel/”Flamuri serb do valëvitet në Prizen”, reagon Michael Roth: “Kujdes me deklaratat”!
11/10 15:08
Top News-‘Flamuri serb do valëvitet mbi Prizren’, Gjermania dënon ashpër deklaratat e Daçiç
11/10 15:01
Top Channel / BE pa udhërrëfyes për Serbinë, Beogradi drejt përjashtimit nga procesi i integrimit
10/10 19:31
Top Channel/ Radojiçiç në tubimin e SNS-së, i kërkuari për sulmin në Banjskë filmohet në…
10/10 15:18
Top Channel/ Shkup, dhunë ndaj shqiptarëve! Policët godasin dy të rinj të lidhur
10/10 11:07
Top Channel/ Pamje tronditëse nga Shkupi, momenti kur katër policë dhunojnë dy të rinjtë shqiptarë
10/10 10:01
Top News – “Kokaina e liderëve” dominon Greqinë. Trump, Putin e Netanyahu logot e trafikantëve
09/10 21:00
Top News- Policët maqedonas rrahin barbarisht shqiptarët, u dëmtojnë dhe makinën
09/10 20:10
Top News – Vuçiç kërcënon shqiptarët. ‘Nuk jam budalla, s’i lejoj të bashkohen për zgjedhjet’
09/10 15:32
Top News- ‘Ishte dora e Kurtit’/ Vuçiç gjen ‘fajtorin’ e bashkimit të shqiptarëve
09/10 13:46
Top News- Goditet rrjeti prorus Rybar/ Arrestohen drejtuesit dhe tre bashkëpunëtorë në Mal të Zi
09/10 11:52
Top News- Mali i Zi pranë anëtarësimit/ Kos paralajmëron nënshkrimin e traktatit verën e ardhshme
07/10 13:13
Top News- Vuçiç si Millosheviçi/ Mund të ketë të njëjtin fat, studentët para në sondazhe
06/10 15:08