Ngritja e platformës Price Watch Albania, sipas qeverisë, pritet të garantojë transparencë dhe të frenojë rritjen e pajustifikueshme të çmimeve për disa produkte të shportës dhe detergjentë. Por që kjo formë monitorimi të sjellë më pas edhe ulje të çmimeve për produktet e shportës, kërkon kohë dhe bashkëpunim. “Që të shihet qartë një rezultat në reduktimin e çmimeve, duhet një kohë e gjatë që kjo politikë të aplikohet. Ashtu siç duhet edhe një akordim me një sërë institucionesh, si: Tatimet, Autoriteti i Konkurrencës dhe inspektoratet që merren me produktet ushqimore, si AKU-ja”, u shpreh Igli Tola-ekspert ekonomie.