Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë sot në 25-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, nderon viktimat dhe heronjtë e asaj dite. “Nderojmë jetët e humbura, heronjtë që u shfaqën në New York, Pennsylvania dhe Virginia, si dhe qëndrueshmërinë e shpirtit amerikan” thuhet në një postim të ndarë në rrjet.