Shqipëria pritet të hyjë zyrtarisht në epokën e pagesave të menjëhershme në muajin nëntor. Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila konfirmoi se vendi ynë, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do t'i bashkohet platformës evropiane të pagesave të shpejta. "Dua të përfitoj nga ky rast për të përgëzuar Bankën Qendrore të Bosnje-Hercegovinës dhe Bankën Qendrore të Malit të Zi për nisjen me sukses të platformës së pagesave të menjëhershme, e cila përdor teknologjinë TIPS, sistemin e pagesave të shpejta të Eurosistemit. Pres me kënaqësi një nisje të ngjashme edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat pritet t'i bashkohen platformës në muajin nëntor."