Paratë nuk do të jenë më vetëm në xhep apo në banka. Në të ardhmen ato mund të ruhen edhe në një portofol digjital të garantuar nga vetë Banka e Shqipërisë. Vendi po përgatitet për lekun digjital një zhvillim që lidhet me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe modernizimin e sistemit të pagesave.