Top Channel/ Shqipëria blen, por shet pak. Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti 17.4%
17/09/2026 19:57

Gushti është muaji kulmor i verës, kur turizmi është në pikun e tij dhe kërkesa për mallra e shërbime rritet ndjeshëm. Por të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se kjo kërkesë po ushqen më shumë importet sesa eksportet shqiptare. Në gusht Shqipëria eksportoi 20.5 miliardë lekë mallra, vetëm 1.6% më shumë se një vit më parë. Në të kundërt, importet arritën në 75.6 miliardë lekë, me një rritje prej 12.6%. Kjo diferencë e thellon edhe më tej deficitin tregtar që në gusht arriti në 55 miliardë lekë, 17.4% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Edhe pse gushti sjell më shumë konsum dhe aktivitet ekonomik, prodhimi vendas nuk po e ndjek me të njëjtin ritëm kërkesën. Një nga dobësitë kryesore mbetet fasoni. Eksportet e tekstileve dhe këpucëve ranë me 12.4% vetëm në gusht ndërsa për tetë muaj janë tkurrur rreth 8%. Për herë të parë, ky grup nuk është më në krye të eksporteve shqiptare, duke zbritur në vendin e dytë, ndërsa mineralet, lëndët djegëse dhe energjia kanë marrë kryesimin. Në anën tjetër, importet tregojnë edhe një ndryshim të fortë në burimet e furnizimit. Kina solli 12.5 miliardë lekë mallra në gusht, duke kaluar Italinë me 10.8 miliardë lekë. Por surpriza më e madhe është SHBA-ja: importet prej saj u rritën rreth 320%, në 5.8 miliardë lekë. Sa i përket eksporteve, Italia mbetet destinacioni kryesor me 6.8 miliardë lekë, e ndjekur nga Kosova me 2.27 miliardë. Ndërsa eksportet drejt SHBA-së u rritën me rreth 72%, ato drejt Kinës me 49%. Gushti zgjeroi jo vetëm hendekun mes asaj që Shqipëria blen dhe shet jashtë,por edhe hartën e partnerëve tregtarë teksa BE-ja përbën 63.1% të eksporteve por vetëm 41.6% të importeve.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41