Rikthehen protestat e dhunshme në Serbi. Mijëra studentë e qytetarë u mblodhën këtë të shtunë në qendër të Beogradit, duke kërkuar zgjedhje të reja parlamentare. Protesta në kryeqytetin serb zgjati për disa orë dhe u shoqërua me tensione të forta, përplasje të dhunshme dhe kaos. Nën sloganin “Studentët fitojnë”, protestuesit u mblodhën në sheshin Slavija Square, një nga pikat kryesore të protestave në kryeqytetin serb gjatë muajve të fundit. Gjatë tubimit u hodhën gurë e sende të tjera drejt policisë. Protestuesit rrëzuan gardhin e vendosur pranë Presidencës dhe hodhën një numër të madh mjetesh piroteknike, drejt policisë.