Sheshi Sintagma u shndërrua në fushëbetejë, teksa dhjetëra persona të maskuar hodhën molotovë dhe qëlluan me sende të forta drejt godinës së Kuvendit. Njerëzit e veshur me maska dhe kapuçë thyen edhe pllakat nga trotuaret e sheshit Sintagma. Në pamjet që sjell korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, duket tensioni mes protestuesve, ndërsa njëra prej tyre pati komplikacione shëndetësore, pasi ‘u shtyp’ mes turmës.