Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për eurobondin 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria. Shehi ironizoi ministren Anila Denaj e fundit kjo që deklaroi se është përmirësuar struktura e borxhit. Ai tha se meqë është përmirësuar struktura e borxhit vitin tjetër të marrim një miliard euro borxh.