Katër punonjës të policisë së Shkodrës u arrestuan nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore pas arratisjes së Hasan Verracaku, nga banesa ku ishte me masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas vepriemve hetimore të kryera nga ana e AMP, u pranogsën Inspektori Dorjan Hasandoçaj; Inspektori Gentian Xhanari; Inspektori Dioniz Hotaj; dhe efektivi I Trupës Operacionale të Njësisë së Sigurisë Kombëtare Shkodër Ridvan Zefi. Ndalimet e tyre u bën në nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.