Shkon në 13 numri i të arrestuarve pas trazirave në protestën e sotme, teksa në total janë shoqëruar 20 persona. Të arrestuarit do të qëndrojnë në qeli deri në daljen para gjykatës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, brenda 72 orësh ata pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë. Sipas informacioneve paraprake, të ndaluarit akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.