Ndryshe nga dhuna dhe përplasjet e paradites, protesta e mbrëmjes ishte e qetë, por nuk munguan tonet kërcënuese. Shënjestra kryesore ishte Policia e Shtetit, që arrestoi 19 protestues pas përleshjeve para Kuvendit. Organizatorët e protestës akuzuan policinë për provokim të qytetarëve para Kuvendit. Folësit deklaruan se do të vazhdojnë të qëndrojnë në beluvard. Marshimi i 33 e kishte destinacionin të qartë: nga Kryeministria te komisariati numër 3, ku policia po mban të arrestuarit qe sulmuan deputetet.