Top Channel/ Gara për kryeprokurorin, KLP hap procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri
02/07/2026 20:02

Kur më 5 dhjetor prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i përfundon mandati 7-vjeçar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën që do të zhvillohet mes pretendentëve për këtë post. Thirrja publike për të interesuarit u publikua pas votimit unanim të anëtarëve, të cilëve u desh një ditë e gjysmë të qartësoheshin mbi rregullat e garës, pasi dështuan në mbledhjen e kësaj të marte. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, njëri nga anëtarët e KLP lexoi kriteret për kandidatët që synojnë drejtimin e akuzës për shtatë vitet e ardhshme, mes tyre të ketë 15 vjet si jurist i spikatur, të jetë i diplomuar në Shkollën e Magjistraturës apo të ketë gradë shkencore në drejtësi. Si kushte ndaluese u renditën të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike, të mos ketë qenë anëtar i ish-Sigurimit të Shtetit dhe as bashkëpunëtor i shërbimeve të inteligjencës. Kushdo që synon postin e prokurorit të Përgjithshëm ka afat 30 ditë, brenda të cilave duhet të dorëzojë dokumentet. Pasi dokumentet të dorëzohen, gjatë muajit gusht e në vijim do të kryhet kontrolli i pasurisë dhe pastërtisë së figurës së konkurrentëve. Deri më tani janë lakuar tre emra që mund të shfaqin interes, që të tre prokurorë: Pranvera Pustina, Rovena Zoto dhe Ylli Pjetërnika. Nuk ka ende emra të përmendur jashtë sistemit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe prokurorë të SPAK që mund të synojnë postin e prokurorit të Përgjithshëm.

Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36