Top News- Makina del nga rruga e përmbyset në kanal, aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë
02/07/2026 19:51
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh. Sipas informacioneve paraprake, një automjet, në të cilin udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.