Top Channel/ SHBA “zbarkon” në Kushtetuese/ Çështjet e nxehta në gjykim, Van Horn: Paanshmëri
01/10/2024 19:43

Amerikanët kanë zgjedhur vizitën e kortezisë që Nancy Vanhorn, e ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA në Tiranë po kryen me zyrtarët vendas , për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. TakimI I zonjës Vanhorn që shoqërohej nga dy këshilltarët ligjorë rezidentë në ambasadë , me gjyqatërt kushtetues më shumë se sa bisedë në kohë të trazuara për pak prej tyre, vjen në prag të cështjeve të mëdha që nga SPAK kanë mbërritur për interpretim kushtetues. Nga ana tjetër gjykata kushtetuese është me një gjyqtar kushtetues më pak, mbas dorëheqjes së Elsa Toskës deklaruar për shkaqe personale. Kjo shtroj pyetjen çfarë ndodh me çështjet kur gjyqtarët do të ndahen katër me katër, a do të quhen të rrëzuara si kërkesa? Vec ish kryeministrit Berisha cështja e të cilit hapet mbi bazë dokumentare në 19 nëntor, një tjetër patate e nxehtë për të cilën parashikimet janë të do të dëgjohet në janar 2025 është dosja ‘ Vanilla 62700” njohur si Metamorfoza, njohur ndryshe si dosja e SKY ecc. Mijra biseda të përcjella me letërporosi nga francezët zbuluan bashkëjetesën mes gruoeve kriminale që ndihmoheshin nga ish zyrtarë policie dhe ish prokurorë të përfshirë në krim, dhe po ashtu gjahun e tyre për të eleminuar armiqtë. Kjo cështje iu dorëzua kushtetueses nga avokatët e Pëllumb Gjokës , një biznesmen, I njohur si investitor strategjik, I cili po ashtu ekspozohet në chatet Sky Ecc. Në një arenë të polarizuar politike, gjyqtarët kushtetuesës duhet të japin përgjigjje nëse duhej apo jo SPAK të kërkonte masë detyrim paraqitje ndaj ish kryeministrit , pa kërkuar autorizimin e kuvendit. Dhe cështë më e rëndësishmja , Sky ecc që ka ekspozuar politikanë prokurorë e gjyqtarë ende nën hetim, a janë apo jo të ligjshme. Për Spak që gjatë të martës dëgjoi në një seancë paraprake avokatët e Metamorfozës, bisedat në Sky ecc janë marrë me letërporosi bazuar në mardhëniet ndërkombëtare edhe janë të ligjshme në hetime. Edhe kjo ndodh në të njëjtë ditë kur në vizitën e takimit që ka zgjatur gati 45 minuta, zonja Vanhorn sic citoi një burim anonym I pranishëm një takim mësohet tu ketë kujtuar gjyqtarëve kushtetues vlerën e pavarësisë, qëndresës ndaj presioneve së bashku me mesazhin “ ne jemi këtu jo vetëm për SPAK , por edhe për ju”.

Top News-Pushimet e çiftit shqiptar kthehen në makth.Gruaja humb fëmijën,burri rrezikon 15 vite burg
12/11 19:15
Top News- Rrëzohet helikopteri ushtarak dhe shpërthen në flakë, ngjarja alarmon Turqinë
12/11 19:00
Top News- Me kallash e pistoletë në duar/ Dhunuan 64-vjeçarin, Gjykata i shpall të pafajshëm
12/11 18:52
Top News- ‘Nuk do të bashkëpunojmë’/ Lista Serbe kundër studentëve: Retorika si e Prishtinës
12/11 18:30
Top Channel/ Kryemadhi pas gjyqit: Kam mesazhin e ambasadorit, ja kush përfshihet në çështjen tonë
12/11 18:11
Top News – Nafta e Putinit ‘endet’ në oqeane / Asnjë anije në SHBA, nuk po gjejnë blerës
12/11 17:19
Top News – 13 nëntor 2026, ‘Fundi i Botës’ / Studimi i 1960-ës parashikoi apokalipsin këtë të premte
12/11 17:19
Top News – Katër emra për të pasuar Trumpin / Kryesojnë Vance, Rubio, Ossoff dhe Buttigieg
12/11 17:19
Top News- Marrëveshjet e Serbisë me Kosovën/ Lista Studentore paralajmëron rishikimin e ujdive
12/11 17:11
Top News – Lidhja jashtëmartesore me spiunen kineze/ Jep dorëheqjen shefi i NVIDIA-s, Jensen Huang
12/11 17:10
Top News – Pronat në qytet çmimi si në fshat. Durrës, miratohet vendimi për shpronësimet
12/11 17:04
Top Channel/ Katër orë në pyetje, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit në Fier
12/11 16:43
Top News – ‘SPAK është ndikuar nga Yuri Kim’/ Meta akuza në Gjkko-më kërcënuan 5 ambasada
12/11 16:41
Top News – Profili i kandidatëve për kryetarë/ Berisha udhëzon anëtarësinë për zgjedhjet e 9 majit
12/11 16:35
Top Channel/ Me 2 kallashë e 1 armë terrorizojnë lagjen e dhunojnë burrin në Shkodër, pamje të rënda
12/11 16:13
Top Channel/ 35 vite Shoqata Tirana. “Nderi i Kombit” feston përvjetorin
12/11 15:44
Top Channel/ 250 vende të lira në ushtri. Fushata e rekrutimit mbërrin në Gjirokastër
12/11 15:42
Top Channel/ 17-vjeçari arrestohet për shpërthimin e tritolit në makinën e punonjëses së bashkisë
12/11 15:42
Top Channel/ Bllokohen lodra dhe ushqime. Dogana ndalon 156 mijë njësi ushqimesh dhe lodrash
12/11 15:40
Top News – Tjetërsoi pronat te Kadastra, pastaj u bë drejtor spitali, arrestohet Arben Voja në Fier
12/11 15:36