Një shqiptar që jeton në Kanada rrezikon të dënohet me 15 vite burg në Shqipëri, pasi në një valixhe që autoritetet besonin se I përkiste atij në aeroportin e Rinasit u gjetën mbi 23 kilogramë kanabis. Por, Kristian Gjoni këmbëngul se valixhja nuk ishte e tij dhe se mund të ketë qenë viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve. Rasti është dokumentuar nga televizioni kanadez CTV Neës, përmes emisionit investigativ Ë5. Kristiani kishte udhëtuar drejt Shqipërisë së bashku me bashkëshorten, Adrianën, për t’u dhënë familjarëve lajmin se prisnin fëmijën e tyre të parë. Në aeroportin e Rinasit, pas rreth dy orësh e gjysmë, ai u shoqërua në zonën e bagazheve dhe iu kërkua të merrte një valixhe pa etiketë identifikuese. Pavarësisht se deklaroi se nuk ishte e tij, autoritetet e hapën dhe gjetën brenda saj 23.15 kilogramë kanabis. Kristiani u arrestua dhe u akuzua për trafik narkotikësh. Sipas investigimit, Policia Kanadeze verifikoi se çifti kishte dorëzuar për transport vetëm katër bagazhet e veta.