Top Channel/ SHBA tjetër “shuplakë” Kurtit: Na duhet një partner që nuk sjell destabilitet
15/09/2025 19:38

Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet një partner në Kosovë, i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kështu u shpreh të hënën një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë, në një përgjigje për Radio Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. “Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”. Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe ja ka shprehur qëndrimin e qeverisë amerikane. “Ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”. Ambasada amerikane në Kosovë nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti, që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik. Të hënën, zëdhënësi theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë, duke mos dashur të japë më shumë hollësi. Ai siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por tha se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri. Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Specialja kërkon burgim përjetë për tre të akuzuar
15/04 12:05
Top News- Gjuhë përçarëse dhe urrejtjeje/ Dënohen me burg deputeti i VV dhe zëdhënësi I qeverisë
15/04 11:52
Top Channel/ Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, të dyshuarit dalin para gjykatës
15/04 10:24
Top News- Kush nuk e do Presidentin! VV flet për mungesë vullneti, LDK: Jo kandidat partiak
15/04 10:14
Top News- Kontrakditat mes LVV dhe PDK/ Presidenti ende pezull i ngërçeve politike
14/04 17:35
Top Channel/ Kosovë, Marrëveshja e Bordit të Paqes “zvarritet” nga komisionet parlamentare!
14/04 15:06
Top News- 1925 raste të dhunës seksuale gjatë luftës/ Kurti: Të dëgjohet zëri i të mbijetuarve
14/04 14:27
Top News- Gjyqtarët pa kryetarë / Këshillli nuk bën dot kuorumin, akuza edhe politikës
14/04 13:14
Top News- FSK, gati për në Gaza/ Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Kosovës e miraton
14/04 11:43
Top News- Vdekjet në vendin e punës në Kosovë/ Aksion 15 ditor inspektimesh në sektorin e ndërtimit
14/04 10:59
Top News- Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë/ Haxhiu: Janë ngritur edhe 12 aktakuza të tjera
14/04 10:49
Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04