Top Channel/ SHBA “e zbut” me Turqinë- “Fjala genocid nuk përcakton fajin”!
30/04/2021 11:48

Presidenti amerikan Joe Biden e vendosi SHBA-në në kurs përplasjeje me Turqinë kur I cilësoi “genocide” masakrat e armanevë në 1915-tën, duke ngjallur reagime të ashpra dhe thirrje për largimin e trupave amerikane nga baza strategjike e Incirlikut. Por sekretari I shtetit, Antony Blinken u përpoq të zbuste tonet me deklaratën e tij të fundit. Në një takim virtual me mediat e huaja, Blinken u shpreh se njohja që Biden I bëri aty ngjarjeve nuk duhet të jetë surprizë për askënd, pasi ai ka vite që ndan këtë këndvështrim. Dhe për cdo rast, sipas shefit të diplomacisë amerikane, një përcaktim I tillë nuk synon aspak që t`ia hedhë fajin Turqisë. “Sic e tha dhe presidenti, një hap I tillë u hodh për të nderuar viktimat, dhe jo të hedhur faje”, pohoi Blinken. Biden tha disa ditë më parë se masakrat e vitit 1915 ndaj armenëve në Perandorinë Osmane përbëjnë gjenocid, një deklaratë historike që nxiti zemërimin e Turqisë e që pritet të përkeqësojë më tej lidhjet e dobëta mes dy vendeve aleatë në NATO. Masa kryesisht simbolike, e cila shënon një shkëputje nga disa dekada të një gjuhë të peshuar me kujdes nga Shtëpia e Bardhë, vjen në një kohë kur Ankaraja dhe Uashingtoni kanë mosmarrëveshje të thella politike për një mori çështjesh.Për dekada me radhë, masat që njohin gjenocidin armen kishin ngecur në Kongres dhe presidentët amerikan janë përmbajtur ta quajnë atë të tillë, nxitur nga shqetësimet në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë si dhe lobimin e fortë të Ankarasë.

Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36