Top Channel/ Përplasja e bandave rivale në një burg në Ekuador, 31 të vdekur e dhjetëra të plagosur
10/11/2025 22:23

Të paktën 31 të burgosur janë gjetur të vdekur në një burg në Ekuadorin jugor, përfshirë 27 të cilët ishin varur Shumë të burgosur u vranë dhe mbi dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve midis anëtarëve të bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Machala të Ekuadorit. Sipas shërbimit të burgjeve të vendit, rojet e sigurisë që ndërhynë pas shpërthimit të dhunës gjetën disa të burgosur të varur në katin e tretë të ndërtesës. Burgjet e mbipopulluara të Ekuadorit janë kthyer prej vitesh në skena trazirash të përgjakshme mes bandave kriminale, ku kanë humbur jetën qindra të dënuar. Autoritetet thanë se përleshjet e fundit u shkaktuan nga planet për të zhvendosur disa të burgosur në një institucion të ri të sigurisë së lartë. Burgun El Oro ka qenë edhe më parë pjesë e përleshjeve të dhunshme ku në shtator, 13 të burgosur dhe një roje u vranë gjatë një konflikti të ngjashëm. Të afërmit e të burgosurve u kanë bërë thirrje autoriteteve të rrisin masat e sigurisë dhe të mbajnë të ndara bandat rivale. Ndërkohë, banorët e Machalës kërkojnë zhvendosjen e burgut, i cili ndodhet në qendër të qytetit. Më herët këtë vit, qeveria e presidentit Daniel Noboa njoftoi ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë maksimale në provincën Santa Elena. Institucioni, i quajtur El Encuentro, pritet të hapet në fund të nëntorit dhe do të pajiset me teknologjinë më të avancuar të sigurisë. Bandat që veprojnë brenda burgjeve kanë luajtur për vite me radhë një rol kyç në rritjen e krimit të dhunshëm në Ekuador. Dy prej tyre, janë shpallur “Organizata të Huaja Terroriste” nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shtator.

Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58
Top News – Putin: Jam gati për luftë…! Paralajmëron perëndimin: Nuk do të ketë asnjë fitues
30/10 13:57
Top News – Putin mbyll gazetën e fundit të pavarur / ‘Kremlini e vrau Novaya Gazeta-n pas 33 vitesh’
30/10 13:25
Top News – Banorët po vdisnin urie… / Nisen ndihmat drejt qytetit të pushtuar nga Rusia
30/10 12:14
Top Channel/ Greqia sfidon Turqinë në OKB! Mitsotakis kundërshton marrëveshjen detare me Libinë
30/10 12:06
Top News – Mjaft e provokuat Rusinë…! Pentagoni ‘këshillon’ evropianët: Zbusni retorikën
30/10 11:58
Top Channel/ Ishte nisur drejt Mekës, sauditët shkatërrojnë dronin: U lëshua nga Huthit në Jemen!
30/10 11:58
Top News – Ushtria e hakerave e Kim Jong un-it / Vjedh 6.3 miliardë dollarë nga Binance
30/10 11:50
Top News – Papa voton në zgjedhjet në SHBA / Hera e parë në historinë e Vatikanit, votim me postë
30/10 11:49
Top Channel/Bllokim motori, çfarë i ndodhi helikopterit italian në Bosnjë: Pilotët u nxorrën gjallë!
30/10 11:10
Top Channel/ Italia sot në grevë, mijëra vetë rikthehen në sheshe: Milano “blindon” vitrinat!
30/10 11:08