Pavarësisht se korriku është kulmi i sezonit turistik, bizneset kanë shfaqur më pak optimizëm për ecurinë e ekonomisë. Vrojtimi më i fundit i Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ra me 1 pikë gjatë korrikut, megjithëse mbetet ende 5.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.