Qeveria e Serbisë ka dhënë këtë vit katër herë më shumë shtetësi rusëve sesa të gjithë shtetasve të huaj së bashku, përfshirë edhe persona që ndodhen nën sanksione ndërkombëtare. Sipas analizës së REL-së, shtetësitë jepen duke u arsyetuar me “interes për Serbinë”, pa dhënë sqarime të detajuara për rastet specifike.