Top Channel/ Serbët në grevë, kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në Kosovë
19/09/2025 20:51

Në Mitrovicë të Veriut, para spitalit, punonjësit shëndetësor nga katër komunat veriore të Kosovës protestuan të premten. Ata kundërshtuan një aksion të Policisë së Kosovës që u zhvillua mbrëmjen e së enjtes nën dyshimin për armë në hapësirat e Spitalit të Mitrovicës së Veriut dhe qendrën e mjekësisë atje. Protestuesit mbanin në duar pankartat me kërkesat e tyre si “Duart larg spitalit”, “Evropë, mbroji të drejtat tona” dhe “Shëndetësia dhe arsimi janë të drejta themelore të njeriut”. Ndërkohë para protestuesve foli, Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe që është edhe drejtues i Spitalit të Mitrovicës së Veriut. Ai tha se do të kundërshtojnë integrimin e shëndetësisë dhe arsimit në sistemin e Kosovës. “Është koha të kalojmë nga fjalët në vepra, dhe të drejtat e të gjithëve janë të qarta, dhe nga këtu po dërgojmë një mesazh se kemi të drejtat tona dhe se nuk do të integrohemi në sistemin e Kosovës” Ellek mes tjerash u ka bërë thirrje EULEX-it dhe KFOR-it t’i vendosin pjesëtarët e tyre para shkollave e spitaleve në veri të vendit. Në Kosovë, në të gjitha komunat me shumicë serbe, shkollat dhe spitalet funskionojnë me sistemin e Serbisë. Mbrëmjen e së enjten, përmes një video mesazhi, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti iu ka adresuar qytetarëve serbë, ku bëri të ditur se synohet inkorporimi në një sistem i shëndetësisë dhe arsimit. “Sigurisht, dualizmi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk është i qëndrueshëm. Është i nevojshëm inkorporimi i tyre dhe unifikimi. Këtë nuk dua ta bëj kundër jush apo pa ju. Gjatë mandatit tonë të ardhshëm, bashkë me të gjithë, përfshirë edhe kryetarët e ardhshëm të komunave, do të punojmë për inkorporimin e shëndetësisë dhe arsimit në një sistem të vetëm”. Kundër integrimit të spitaleve dhe shkollave në sistemin e Kosovës ka dalë edhe Lista Serbe që thanë se arsimi dhe shëndetësia janë shtyllat e popullit serbë dhe se do mbesin të tilla. Për mundësinë e integrimit të institucioneve serbe në sistemin e Kosovës, pati reaguar në fillim të shtatorit edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, Anu Pratipatti. Ajo kishte thënë se të duhej të ndodhte një ditë, por vetëm në konsultim me komunitetin serb.

Top News- Sulmi terrorist në Banjskë/ Specialja kërkon burgim përjetë për tre të akuzuar
15/04 12:05
Top News- Gjuhë përçarëse dhe urrejtjeje/ Dënohen me burg deputeti i VV dhe zëdhënësi I qeverisë
15/04 11:52
Top Channel/ Gjyqi për sulmin terrorist të Banjskës, nis seanca, të dyshuarit dalin para gjykatës
15/04 10:24
Top News- Kush nuk e do Presidentin! VV flet për mungesë vullneti, LDK: Jo kandidat partiak
15/04 10:14
Top News- Kontrakditat mes LVV dhe PDK/ Presidenti ende pezull i ngërçeve politike
14/04 17:35
Top Channel/ Kosovë, Marrëveshja e Bordit të Paqes “zvarritet” nga komisionet parlamentare!
14/04 15:06
Top News- 1925 raste të dhunës seksuale gjatë luftës/ Kurti: Të dëgjohet zëri i të mbijetuarve
14/04 14:27
Top News- Gjyqtarët pa kryetarë / Këshillli nuk bën dot kuorumin, akuza edhe politikës
14/04 13:14
Top News- FSK, gati për në Gaza/ Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Kosovës e miraton
14/04 11:43
Top News- Vdekjet në vendin e punës në Kosovë/ Aksion 15 ditor inspektimesh në sektorin e ndërtimit
14/04 10:59
Top News- Dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë/ Haxhiu: Janë ngritur edhe 12 aktakuza të tjera
14/04 10:49
Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04