Top Channel/ Schumacher deklaroi hapur homoseksualitetin e tij, vjen reagimi i pilotëve të F1
19/07/2024 14:38

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, të enjten, në Çmimin e Madh të Hungarisë. Në seancën, ku përfshiheshin Fernando Alonso, Oscar Piastri, si dhe Alex Albon dhe Pierre Gasly, pilotët u pyetën për këtë lajm. Pyetja i referohej “biseksualitetit” të vëllait të Michael Schumacher, i cili ishte i martuar për shumë vite me bashkëshorten e tij, Cora, dhe ka një djalë, David Schumacher, gjithashtu pilot. Gjithmonë flitet për reagimet që kanë njerëzi për lajme të tilla në sportin elitar, por në realitet ai është piloti i katërt i F1 që deklaron homoseksualitetin e tij, megjithëse është e vërtetë që është i pari i njohur dhe fitues i garave. Reagimi i ish-shokëve të tij ka qenë krejt normal, madje ata janë shprehur të lumtur për qëndrimin e tij nëse kjo është ajo që ai dëshiron. Nico Hülkenberg ishte i pari që foli kur pilotët u morën në pyetje për lajmet rreth Ralfit dhe përgjigja e tij ishte shumë e qartë. “Është një çështje shumë personale, por unë e përgëzoj dhe nëse ai ka dalë hapur, nuk ka asgjë të keqe në këto kohë moderne, ku diversiteti dhe përfshirja janë gjithçka”, tha bashkatdhetari i tij. Për Fernando Alonson, i vetmi që garoi me të në F1, përgjigja ishte në terma shumë të ngjashëm. “Unë mendoj të njëjtën gjë. Urime për të. Ai ka mbështetje totale nga unë dhe jam i sigurt nga i gjithë komuniteti i F1. Nëse ai ndihet mirë dhe ne të gjithë ndihemi mirë për të”, tha spanjolli.

Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36
Top News – Ndeshja me Finlandën/ Kombëtarja mbyll përgatitjet, mungon Luis Hasa
01/10 19:10
Top Channel/ Shqipëria hap Ligën e Kombeve, zbulohet formacioni i Maran
26/09 20:03
Top Channel/ Maran debuton me kuqezinjtë, trajneri kërkon vendosmëri, ndeshja në DigitAlb
26/09 12:17
Top Channel/ Dueli me Bjellorusinë në Digital, Maran: Shqipërisë i duhen rezultate
25/09 20:01
Top News – Në prag të ndeshjes me Bjellorusinë/ Maran-Skuadër e fortë dhe kompakte, kemi respekt
25/09 18:41
Top News-Përgatitjet e Kombëtares. Asllani stërvitet veçmas, Cake drejt rikuperimit
24/09 21:50
Top News- Kombëtarja pret Bjellorusinë. Arbitra anglezë do të vendosin drejtësi në fushë
24/09 19:07